Veternik: Kamioni godet mbrojtëset e rrugës, lëndohet një shtetas maqedonas


load
Gazeta Express
11 Gusht 2019 10:31

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme në autostradën Veternik-Ferizaj është raportuar se një person derisa ishte duke e drejtuar kamionin e tij, nga pakujdesia ka goditur mbrojtësit anësorë të rrugës dhe gjatë goditjes pjesët e metalta e kanë goditur një veturë në lëvizje me ç’rast lëndime trupore ka pësuar një shqiptar nga Maqedonia të cilit i është dashur që të pranonte trajtim mjekësor.

Autostrada, Veternik Ferizaj (NN) 10.08.2019-13:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, duke drejtuar kamionin  e tij nga pakujdesia ka goditur mbrojtësit anësor të rrugë dhe gjatë goditjes pjesët e metalta e kanë goditur një veturë në lëvizje  me çrast lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonisë i cili ka pranuar trajtim mjekësor.”, thueht ne njoftimin e policise.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart