Veteranët e UÇK'së reagojnë ndaj këshilltarit të Kurtit, e quajnë Gashin avokat të Serbisë - Gazeta Express
string(88) "veteranet-e-uckse-reagojne-ndaj-keshilltarit-te-kurtit-e-quajne-gashin-avokat-te-serbise"

Veteranët e UÇK’së reagojnë ndaj këshilltarit të Kurtit, e quajnë Gashin avokat të Serbisë

Gazeta Express

24/04/2020 20:46

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtaret të Kosovës ka dënuar gjuhen e përdorur nga këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, në Frontal të T7, ku akuzoi UÇK’në se ka kryer krime lufte ndaj civilëve serbë.

Gucati tha se Gashi me deklaratat e tij është duke i shërbyer Serbisë cdo herë e më shumë dhe se po e luan rolin e avokatit të Serbisë.

Lexo Edhe:

“Oganizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlimitare të Kosovës e dënon gjuhën fyese dhe denigruese të Shkëlzen Gashit dhe i bënë thirrje organeve  të drejtësisë së Republikës së Kosovës të ftojë Shkëlzen Gashin dhe t’i sjell faktet apo dëshmitë që vazhdimisht është duke akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime luftë dhe të nis hetim ndaj tij. Shkëlzen Gashi i cili me deklaratat e tij është duke i shërbyer çdo herë e më shumë Serbisë ku është duke e luajtur rolin e avokatit të Serbisë  në vend se të punontë në të mirën e shqiptarëve të Kosovës si një ‘’i mençur’’ që shitet është duke bërë argatin e Serbisë, historikisht dihet së kush i ka akuzuar shqiptarët për krime luftë Serbia por ja që sot kemi njerëz të tillë si puna e Shkëlzen Gashit që nga studiot televizive çdo ditë e më shumë po akuzon dhe po shpifë ndaj UÇK-së, njerëzit si soji i tij vendin e kanë në Beograd dhe jo në Kosovë!”, ka reaguar kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.

Tutje, edhe i biri i atdhetarit Ukshin Hotit, Andin Hoti, i ka reaguar Gashit duke e lutur Kurtin ta shkarkojë këtë person, e madje duke e quajtur edhe “zagar”.

E kjo sepse Gashi në Frontal të T7, tha se raporti i Dick Martyt flet për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kjo organizatë i ka kryer ndaj civilëve serbë, sipas Gashit.

Gashi pretendon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime lufte. E gjithashtu sipas tij, krime kanë kryer edhe individë të mllefosur për shkak se atyre u është bërë padrejtësi nga Serbia.

Hoti thotë se pa marrë parasysh mendimeve të kundërta politike, asnjëherë nuk ka menduar se në mesin e Vetëvendosjes ekziston një anti-shqiptarizëm.