Vetëm Xavi mund ta bindë Messin të qëndrojë në Barcelonë, thotë Font - Gazeta Express
string(67) "vetem-xavi-mund-ta-binde-messin-te-qendroje-ne-barcelone-thote-font"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 14:09

Vetëm Xavi mund ta bindë Messin të qëndrojë në Barcelonë, thotë Font

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 14:09

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, beson se Xavi Hernandez është njeriu më i duhur për të tentuar ta bindë Lionel Messin të qëndrojë në klub.

Rikthimi i Xavit në Barcelonë ka qenë në fokusin e fushatës elektorale të Font, i cili shpreson ta përdorë ish-legjendën e klubit për ta mbajtur në Messin në Camp Nou, nëse zgjidhet president i klubit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Messi na ka thënë se projekti sportiv ka rëndësi për të për të qëndruar në klub”, tha Font për MARCA.

Ai shtoi: “Në këtë rast, askush nuk është më i mirë për ta bindur atë se Xavi Hernandez”.

Font foli edhe për planet e tij për përforcimin e skuadrës me lojtarë të rinj, me Sergio Agueron që mund t’i bashkohet Barçës sapo t’i mbarojë marrëveshja me Manchester City në verë.

“Duke i parë kufizimet ekonomike, ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë sa i përket blerjeve”, shtoi ai. /Gazeta Express/