Vetëm për 5 muaj: Gjashtë vrasje brenda familjes


Gazeta Express
18 Korrik 2019 7:02

Kemi raste të dhunës në familje të cilat jo rrallë herë në vendin tonë përfundojnë edhe me fatalitet.

Statistikat tregojnë që dhuna në familje është mjaftë e shprehur në shoqërinë kosovare dhe në format më të ashpra të mundshme.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur më këtë çështje, ku sipas tyre, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019 janë raportuar gjithsej 785 raste të dhunës në familje në Kosovë dhe lidhur me këtë janë arrestuar 330 persona.

Këto janë të dhënat e autoriteteve të rendit, ku sipas tyre, pjesa më e madhe e viktimave janë femra.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, qyteti i Prishtinës prinë me më së shumti raste të dhunës në familje.

Sipas një hulumtimit të bërë nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës në vitin 2015 del se 68 për qind të viktimave të dhunës në familje janë gratë, ndërsa 56 për qind e burrave kanë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në familje.

Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar gjithsej 5 viktima në Kosovë të cilët nga dhuna në familje kanë përfunduar me vrasje.

Ndërsa duke krahasuar me vitin e kaluar, janë raportuar gjithsej 1533 raste të dhunës në familje ku, 8 raste kanë përfunduar me vrasje.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës në pesë vitet e fundit ka pasur luhatje të numrit të rasteve të raportuara për dhunë në familje, ku për vitin 2016 janë raportuar gjithsej 1225 raste, në vitin 2015 janë raportuar komplet 1038 raste, në vitin 2014 janë raportuar gjithsej 1179 raste

Te fundit


Kthehu lart