Vetëm një pyetje, miliarderi jep 1 milion dollarë për atë që gjen përgjigjen - Gazeta Express
string(75) "vetem-nje-pyetje-miliarderi-jep-1-milion-dollare-per-ate-qe-gjen-pergjigjen"

Vetëm një pyetje, miliarderi jep 1 milion dollarë për atë që gjen përgjigjen

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 8:29

Një multimilioner nga Las Vegas, do iu dhurojë çmimin marramendës prej 1 milion dollarësh nëse i përgjigjeni saktë vetëm një pyetjeje.

75-vjeçari Robert Bigelow, njoftoi se e ka hapur këtë konkurs ese për shkencëtarët që kanë përvojë në fushën e neurologjisë dhe psikologjisë. Eseja duhet të ketë 25000 fjalë dhe duhet të argumentojë nëse ekzistenca e një shpirti vazhdon pasi trupi i njeriut vdes.

Lexo Edhe:

Një panel akademikësh dhe shkencëtarësh mjekësorë do të gjykojnë tezat dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor 2021.

Sipërmarrja e tij e fundit është frymëzuar nga vdekja e gruas së tij për më shumë se 5 dekada, Diane Mona Bigelow.

Megjithatë, miliarderi rrëfen se ka qenë i magjepsur me përvojat paranormale dhe jashtëtokësorët që nga fëmijëria, për shkak të disa historive personale.