Vetëm në Prizren 415 qytetarë kërkuan lirim nga nënshtetësia e Kosovës - Gazeta Express
string(70) "vetem-ne-prizren-415-qytetare-kerkuan-lirim-nga-nenshtetesia-e-kosoves"

Vetëm në Prizren 415 qytetarë kërkuan lirim nga nënshtetësia e Kosovës

Gazeta Express

28/01/2020 23:17

Brenda një viti, në Komunën e Prizrenit, 415 qytetarë kërkuan vërtetime për lirim nga nënshtetësia e Kosovës.

Rrugët e fshatit pothuajse janë zbrazur.

Lexo Edhe:

Edhe këta pak njerëz që shihen në Korishë të Prizrenit, janë të moshuar.

Kjo për shkak, se të rinjtë tashmë e kanë lëshuar fshatin me mbi 1 mijë shtëpi.

Xhavit Ukaj, çdo ditë i sjell në shkollë, nipërit dhe mbesat e tij.

Kjo për arsye se katër djemtë e tij, tashmë e kanë lëshuar Kosovën.

E dikujt, drejt shteteve të huaja, iu largua edhe djali i vetëm.

E kjo gjendje, po e shtynë një tjetër banorë të këtij fshati, të ëndërroj diçka të paimagjinueshme.

E lëvizje të pakta vërehen edhe të shkolla “Dëshmorët e Kabashit”, që dikur kishte afër 1 mijë nxënës.

Por numri i tyre, tash nuk është as për së afërmi më atë që ishte dikur

Tani asnjë nga klasat nuk numëron më shumë se 12 nxënës.

Bile deri tek ky numër, ka ardhur pasi janë bashkuar paralelet mes vete.

Ndërkohë, ata që më së rëndi e përjetojnë ndarjen me bashkëmoshatarët e tyre, janë nxënësit e kësaj shkolle.

E mësuesja Shukrije Rexhaj thotë që shpeshherë nxënësit largohen edhe pa paralajmërim.

Ndërkohë, në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies sociale në Komunën e Prizrenit, thonë se ky qytet, është nga më të prekurit nga ky fenomen.

Madje sipas drejtorit Fejzë Kabashi, brenda një viti shumë qytetarë të Prizrenit, kanë kërkuar vërtetime nga komuna, që të lirohen nga nënshtetësia e Kosovës.

Në fund, Kabashi e kërkon ndihmën e nivelit qendror, për krijimin e kushteve më të mira ekonomike në rajonin e Prizrenit, për ta parandaluar këtë ike të të rinjve prizrenas.