Vetëm 45 minuta për Arbër Zenelin derisa skuadra e tij humbet 4-1 - Gazeta Express
string(65) "vetem-45-minuta-per-arber-zenelin-derisa-skuadra-e-tij-humbet-4-1"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 22:40

Vetëm 45 minuta për Arbër Zenelin derisa skuadra e tij humbet 4-1

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 22:40

Skuadra e Arbër Zenelit e ka filluar me humbje sezonin e ri Ligue 1, gjersa sulmuesi kosovar luajti në këtë ndeshje vetëm 45 minutat e parë. Faes (13 autogol), Tavares (45+2) dhe Luis Suarez (75, 90+3) shënuan për Marseille kurse golin e vetëm për Reims e shënoi i huazuari nga Arsenali, Folarin Balagun (84)

Stade de Reims e Arbër Zenelit e ka filluar jo mirë aventurën e tyre në Ligue 1 ku ka humbur me rezultat 4-1.

Lexo Edhe:

Arbër Zeneli është paraqitur në këtë ndeshje vetëm 45 minuta, duke mos luajtur fare në pjesën e dytë.

Zeneli pati disa krosime në pjesën e dytë dhe arsyet se pse u zëvendësua ai në pjesën e dytë nga trajneri i Reims Oscar Garcia Junyent ende nuk janë të njohur.

Zeneli u ndërrua me Kamory Doumbia.

Ndryshe Marseille kaloi në epërsi qysh në minutën e 13-të me anë të Faes që shënoi autogol. Rezultatin në fund të pjesës së parë, konkretisht në minutën shtesë të kësaj pjese shënon i huazuari nga Arsenali, Nuno Tavares për rezultat 2-0 në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë do të shënoheshin edhe tre gola.

Transferi i ri i Marseille, Luis Suarez shënoi një gol të bukur në minutën 75-të për t’ia shtuar edhe një vetes në llogarinë e tij në minutën e tretë shtesë të ndeshjes.

Krejt çka bëri Reims ishte një gol i sulmuesit të talentuar të Arsenalit, që është i huazuar në Reims, Balogun që shënoi goli në minutën e 84-të të ndeshjes. Edhe Balogun ka debutuar me gol në Ligue 1.            

Reims pas një jave pritet të luajë kundër skuadrës së Clermont Foot të Elbasan Rashanit. /GazetaExpress/