Vetëm 1 i vdekur, më në fund Spanja “merr frymë lirisht” nga koronavirusi - Gazeta Express
string(70) "vetem-1-i-vdekur-me-ne-fund-spanja-merr-fryme-lirisht-nga-koronavirusi"

Gazeta Express

28/05/2020 22:07

Vetëm 1 i vdekur, më në fund Spanja “merr frymë lirisht” nga koronavirusi

Gazeta Express

28/05/2020 22:07

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar për të dytën ditë radhazi vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spanjë kanë ndërruar jetë vetëm 38 persona në javën e fundit. Ndërkohë, edhe rastet e reja kanë pasuar rënie, pasi në 24 orët e fundit ishin vetëm 182 persona, ndërsa një ditë më parë ishin 231. Shumica e të prekurve të rinj janë në Madrid dhe në Katalonjë.

Lexo Edhe:

Që nga fillimi i pandemisë, në Spanjë kanë ndërruar jetë 27,119, ndërsa numri total i të prekurve me Covid-19 është 237,906 persona.

Edhe në Itali, numri i viktimave u ul në 24 orët e fundit. Emergjencat Civile raportojnë se në ditën e fundit u regjistruan 70 viktima të tjera nga Covid-19, krahasuar me 117 që ishin një ditë më parë. Deri në këto momente, që nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj kanë humbur jetën 33,142 persona.