Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani - Gazeta Express
string(48) "vete-shteti-i-detyron-mjeket-te-ikin-ne-gjermani"

Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani

Gazeta Express

17/02/2020 17:38

Shkruan: Zana Aliu Miftari, mjeke e diplomuar në fakutetin e Mjekësisë në Shkup, përcjell GazetaExpress

Postimi i plotë i Zana Aliut:

Lexo Edhe:

”Përderisa isha në dyshime a të vazhdoj të punoj dhe të kontriboj në vendin tim të mjerë ose të dal jashtë më saktësisht në Gjermani që të vazhdoj karierën time në një shtet të zhvilluar dhe në një qendër mjeksore të sofistikuar, aplikova për punë në spitalin shtetëror në Kumanovë , ku për fat të keq mbas dy jave mora rezultatin që sjam e pranuar. Un si kandidatja me mesatare më të lartë nga të gjithë kandidatët dhe duke plotësuar të gjithë kriteriumet tjera , por jo e involvuar në partitë tona të ndyra , nuk pranohem , por pranohen mjek me mesatare më të ulët dhe disa prej tyre as nuk i kan arritur pikët e mjaftueshme ,POR kanë një shtyllë partiake.
Sot jam këtu që të filloj procedurën për të vazhduar karierën time në Gjermani , sepse shteti jonë i mjerë i udhëhequr nga kokat më të dobëta, nuk lejon që kokat e suksesshme të vijnë në shprehje , sepse në këtë shtet nuk vlersohet kualiteti , sepse personat jokompetent të cilat udhëheqin shtetin vendosin për fatin e njerëzve të drejtë dhe të suksesshëm dhe nuk i lejojnë që këto te vijnë në pozitat e merituara.
Cfarë mjerimi !
Vetëm ju lutem ,mos i akuzoni më mjekët pse ikin jashtë ,ju lutem!
Vetë shteti i detyron mjekët të ikin jashtë , NUK ikin mjekët me vetëdëshirë.

Unë edhe 10 herë të aplikoj për punë në një institucion edhe të mos pranohem , nuk do ti përulem asnjë injoranti partiak , gjithmonë do të mbështetem në diturinë time me të cilën mund ta mbroj profesionin tim faqebardhë!’/GazetaExpress/

Besmir Lika