Veseli uron Kryeministrin e ri të Britanisë


Gazeta Express
23 Korrik 2019 16:59

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka uruar Boris Johnsonin për zgjedhjen Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.

Veseli përmes Facebookut ka shkruar se Johnson sa ishte Ministër i Jashtëm i Britanisë ka treguar vëmendje të madhe ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

Ai ka thënë se zgjedhja e tij si Kryeministër do të përmirësojë marrëdhëniet Kosovë-Britani.

Kryetari i PDK-së ka thënë se partia e tij është aleate e Partisë Konservatore të cilën e drejton Johnson dhe nën udhëheqjen e tij bashkëpunimi ndërpartiak do të forcohet edhe më shumë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart