Veseli tregon nëse do të hiqet taksa para takimit të Parisit - Gazeta Express

Gazeta Express

03/05/2019 11:13

Veseli tregon nëse do të hiqet taksa para takimit të Parisit

Gazeta Express

03/05/2019 11:13

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të ndërmarrin ndonjë vendim për taksën, i cili do të mundë të vinte në ndonjë pozitë të papërshtatshme ndonjë udhëheqës të shtetit.

Këto deklarime Veseli i ka bërë në një konferencë për media, i pyetur nga gazetarët nëse do të merret vendim për heqje të taksës, para takimit të 1 korrikut në Paris.

Ai ka thënë se për taksën do të marrin një vendim me maturi dhe të koordinuar dhe potencon se nuk do t’i nënshtrohen Serbisë dhe Aleksander Vuçiqit, raporton Gazeta Express.

“Nuk e kemi ndërmend me marrë një vendim i cili e vë në qosh asnjë udhëheqës të shtetit, kurrë nuk do të nënshtrohemi ndaj Serbisë dhe Vuçiqit. E marrim vendimin me maturi dhe mençuri, me atë se çfarë thonë SHBA-ja dhe partnerët tanë në BE”, ka deklaruar Veseli para mediave.

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës me iniciativën e Kadri Veselit janë mbledhur krerët e shtetit dhe kryesuesit e ekipit të dialogut, përjashtuar Shpend Ahmetin i cili ka munguar.

Në takim ishte diskutuar edhe për Samitin e Berlinit, dhe ishte dhënë vlerësim pozitiv rreth zhvillimeve të ndodhura në kryeqytetin gjerman. /GazetaExpress/