Veseli reagon pas zhbllokimit të fondeve të MCC’së: Lajm i mirë, Kurti cenoi raportet me SHBA’në - Gazeta Express
string(92) "veseli-reagon-pas-zhbllokimit-te-fondeve-te-mccse-lajm-i-mire-kurti-cenoi-raportet-me-shbane"

Veseli reagon pas zhbllokimit të fondeve të MCC’së: Lajm i mirë, Kurti cenoi raportet me SHBA’në

Gazeta Express

06/06/2020 21:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së, duke thënë se ky është lajm i mirë dhe i shumëpritur.

Veseli tha se populli i Kosovës përjetoi një prej përvojave më të këqija në këto 20 vjetët e fundit, sipas tij, si rezultat i cenimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga qeveria e Kurtit.

Lexo Edhe:

Derisa për qeverinë e ardhshme thotë se duhet të ketë kujdes në këtë çështje sepse është çështje jetike e së ardhmes së shtetit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Veselit:

Zhbllokimi i fondeve milionëshe të MCC-së për Kosovën, është lajm i mirë dhe i shumëpritur. Kosova asnjëherë nuk është dashur që të ketë dilema rreth aleancës dhe bashkëpunimit me SHBA-të.

Por falë sjelljes së rrezikshme të ish Qeverisë Kurti që cënoi këto raporte të shenjta me Amerikën, Kosova dhe populli i saj përjetoi një nga përvojat më të këqija në këto njëzet vitet e lirisë dhe pavarësisë tonë.

Edhe kjo Qeveri e status quos, duhet të kujdeset dhe ta ketë prioritet kyç në politikën e jashtme, koordinimin me SHBA-të, sidomos për çështjet jetike të së ardhmes së vendit.