Veseli pret ish-Sekretaren Medeleine Albright


Gazeta Express
12 Qershor 2019 11:15

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka pritur ish-Sekretaren amerikane Medeleine Albright.

Veseli ka falenderuar Albrightin për gjithçka që ka bërë për Kosovën.

“Kryeparlamentari Veseli falënderoi ish-sekretaren Albright që u është bashkuar qytetarëve të Kosovës në kremten e 20-vjetorit të çlirimit të vendit”.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentit Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur”.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ndërkaq, duke falënderuar kryetarin Veseli për pritjen, tha se po ndihet si në shtëpinë e saj.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart