Veseli kritikon Kurtin: Edhe në mal gjatë luftës i kemi pasur raportet më të mira me SHBA’në - Gazeta Express
string(90) "veseli-kritikon-kurtin-edhe-ne-mal-gjate-luftes-i-kemi-pasur-raportet-me-te-mira-me-shbane"

Veseli kritikon Kurtin: Edhe në mal gjatë luftës i kemi pasur raportet më të mira me SHBA’në

Gazeta Express

04/06/2020 21:45

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës , Kadri Veseli sonte në kritikuar sërish ish-kryeministrin, Albin Kurtin, për raportet e ftohta me Amerikën.

Veseli ka thënë se edhe gjatë luftës kanë pasur raporte më të mira, se sa tani Kurti që i ka 20 vjet pas luftës.

Lexo Edhe:

‘’Në mal kur kemi qenë gjatë luftës, i kemi pasë raportet më të mira me ShBA-të se sa Kurti. Shpija e kuqe, e zeza. A i thuhet Shtëpisë së Bardhë? Cka iu deshtë konsistencë me SHBA, e me Serbinë kaq ëmbël. Cili kamion me Serbinë u përjashtua gjatë këtyre ditëve. Cili takim nuk u mbajt me kryeministrin e presidentin serb’’

“Nuk e di së çfarë se do të bëjë por kam shpresa të vogla dhe besoj se kjo Qeveri do të kolapsojë shumë shpejt. Do të punoj që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje. Qytetarët janë mashtruar. Kjo Qeveri është  pjesë e epokës së mashtrimit”, është shprehur Veseli në Klan Kosova.

“Qeveria e re është shumë e dëmtuar, sepse është vazhdimësi i qeverisjes së kaluar – i njëjti projeksion. Kemi skepticizmin tonë se nuk do të mund të bëjë diçka, ose asgjë. Do ta thellojë krizën ekonomike. LDK ka qenë bashkë me Vetëvendosjen, nuk mund t’i faturohet e tëra LVV. Kur e kemi propozuar pakon emergjente ka mundur ta ngritë zërin”.

“Kryeministri është vazhdimësi, është zëvendës i Kurtit i cili është futur në një projekt për  shpresë dhe e kanë dëmtuar për 50 ditë”.