Veseli: Kosova do të jetë gjithmonë, kudo e kurdo me SHBA-në


Gazeta Express
12 Qershor 2019 12:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s, tha se për dy dekada Kosova ka ecur shumë përpara dhe beson në vizionin euroatlantik.

Në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Veseli ka kujtuar mijëra persona që dhanë jetën për liri.

“Sot qytetarët kudo që jetojnë janë me ne, në këtë shesh festojmë 20-vjetorin e çlirimit. 20 vjet liri. Kujtojmë edhe sakrificën kombëtare, mijëra jetë që ndër shekuj u flijuan për lirinë tonë. Përulemi para tyre, lavdi e përjetshme”, tha Veseli, transmeton Gazeta Express.

Ai ka falëndëruar Clinton-in e Albright-in.

“20 vjet më parë shpëtuat një komb të tërë nga gjenocidi… 20 vjet më parë ju bëtë atë që në pak raste e ka parë njerëzimi, u ngritët në këmbë me popullin që po përballej me shfaruesin”, tha Veseli.

Ai shtoi se Kosova do të jetë gjithmonë kudo e kurdo me SHBA-në.

“Sot është një ditë e veçantë, që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. Faleminderit NATO-s, SHBA-së! Urime liria!”, u shpreh Veseli ndër të tjera.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart