Veseli komenton deklaratën e Isa Mustafës për "vijat e kuqe" - Gazeta Express
string(58) "veseli-komenton-deklaraten-e-isa-mustafes-per-vijat-e-kuqe"

Gazeta Express

29/09/2020 12:28

Veseli komenton deklaratën e Isa Mustafës për “vijat e kuqe”

Gazeta Express

29/09/2020 12:28

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur një konferencë për media së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kryetari i PDK-së ka kritikuar Qeverinë e Avdullah Hotit duke e quajtur “të lodhët” për shkak të mungesës së numrave në Kuvend për votimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kryeministri e di se nuk ka numra dhe tenton të kalojë diçka. Shihet se sa është kjo Qeveri e lodhët dhe e papërgjegjshme. PDK-ja është e gatshme të kontribuojë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ju e keni parë se kryeministri dhe Qeveria nuk ka gatishmëri për qytetarët, janë me qindra-mijëra familje nga sektori privat që presin ndihmën e shtetit dhe kjo nuk po ndodhë sepse kryeministri mendon se vetëm ai ka të drejtë dhe i ka bllokuar bizneset”, ka thënë Veseli.

Ai ka folur edhe për “vijat e kuqe” për të cilat kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se i ka hequr për Partinë Demokratike të Kosovës.

Veseli tha se asnjëherë nuk do të vërë vija të kuqe për dikë dhe gjithmonë ka qenë kundër tyre.

“Unë nuk di se cili është pozicioni i tjerëve por në politikë kam kërkuar që të mos ketë vija të kuqe. Nuk i takoj një kontingjenti të tillë dhe mendoj se edhe fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme. Sido që të jetë, mua nuk më përkon kjo pyetje sepse unë nuk kam bërë vija të kuqe dhe mendoj se asnjëherë nuk duhet të vendosen vijat e kuqe”, ka thënë Veseli. /Express/