Veseli i Vetëvendosjes kandidon për kryetar të Leposaviqit


Gazeta Express
15 Maj 2019 19:19

Në zgjedhjet që do të mbahen në Komunën e Leposaviqit do të marrë pjesë edhe një kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fisnik Veseli do të kandidojë për kryetar të kësaj komune.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një shkrimi në Facebook.

“Për një zhvillim të mirëfilltë në Komunën e Leposaviqit, i informoj qytetarët që unë, Fisnik Veseli, kandidoj për Kryetar në këtë Komunë nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.

Veseli ka premtuar se do të angazhohet për problemet e qytetarëve.

Bujqësia, infrastruktura, përmirësimi i kushteve në arsim si dhe transparenca më e madhe në qeverisje kanë qenë disa nga premtimet kryesore që kandidati i Vetëvendosjes sot i ka paraqitur para votuesve të tij.

Zgjedhjet në Leposaviq dhe tri komuna tjera veriore do të mbahen të dielën më 19 maj.

Te fundit


Kthehu lart