Veseli i shpreh ngushëllime familjes Buzhala: Me keqardhje e mora lajmin për vdekjen e të ndjerit - Gazeta Express
string(52) "veseli-i-shpreh-ngushellime-familjes-buzhala-express"

Gazeta Express

11/07/2020 21:46

Veseli i shpreh ngushëllime familjes Buzhala: Me keqardhje e mora lajmin për vdekjen e të ndjerit

Gazeta Express

11/07/2020 21:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka uruar ngushëllime gazetarit Berat Buzhala për vdekjen e të atit.

Veseli tha se me keqardhje e mori lajmin për vdekjen e atit të Buzhalës i cili po luftonte me Covid-19. Ai i shprehu ngushëllime Familjes Buzhala dhe të afërmve të tyre.

Lexo Edhe:

“Me keqardhje e mora lajmin për vdekjen e Bashor Buzhalës, babait të gazetarit Berat Buzhala, i cili po luftonte për jetën tash e disa ditë me Covid-19. Ngushëllimet më të thella për familjen Buzhala dhe të afërmit e tyre”, shkroi Veseli.

Tutje, Veseli nuk harro të thirr në kujdes duke respektuar masat e institucioneve për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

“Po ashtu ritheksoj thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve për të bërë më shumë kujdes duke mbajtur me rigorozitet distancën sociale, higjenën personale dhe maskat në ambientet publike”, shkroi Veseli.