Veseli godet BE-në: Po na e merrni rininë e s’po na e jepni liberalizimin


Gazeta Express
28 Mars 2019 11:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh i pari i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për medie, tha se çdo vonesë e Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave për kosovarët do ta dëmtonte edhe kredibilitetin e vet BE-së.

Ai tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se pret që liberalizimi i vizave të ndodhë.

“Çdo vonesë që po ndodh nga BE-ja për vendin tonë për liberalizimin e dëmton vetë kredibilitetin e BE-së karshi edhe vendeve anëtare të BE-së. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që është dashur, por ai është vendim i BE-së i cili nuk është nderu. Jemi vendi i vetëm që jemi pa viza”, tha Veseli.

Ai, gjithashtu, ka pasur edhe disa kritika në drejtim të BE-së.

“Në të njëjtën kohë po na marrin edhe të rinjtë, kjo është pak shqetësuese ku mijëra të rinj po i marrin, po u japin viza pune, e nuk po na i japin liberalizimin e vizave”, përfundoi Veseli.

Ndryshe gjatë ditës së sotme Parlamenti Evropian do të votojë për hapat e mëtutjeshëm për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Te fundit


Kthehu lart