Vesa Luma po sjell këngë me artisten e suksesshme shqiptare në Amerikë


Gazeta Express
8 Tetor 2019 15:45

Vesa Luma dhe Njomza kanë bashkuar forcat për të sjellë një këngë bashkë.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare po i gëzon fansat e saj me këtë lajm.

Vesa së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me yllin Njomza Vitia, një tjetër shqiptare e cila po zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artistja Vesa publikoi një imazh ku ajo dhe Njomza fotografohen me flamur shqiptar në duar, dhe e paralajmëroi bashkëpunimin.

Çfarë nate!! Ishe e mrekullueshme! Çfarë zëri, e performance! Krenare me ju! Mezi po e pres bashkëpunimin tonë. Po, ky është lajmi!!!”, shkroi Vesa Luma krahas fotografisë.

Njomza ka performuar në një mbrëje muzikore në Zelandën e Re, ku Vesa ka shkuar sërish me djalin për të qëndruar afër bashkëshortit të tij, Big Basta.

A e keni ditur? Kryevepra e Ariana Grandes është shkruar Njomza

Njomza është një artiste e re me prejardhje shqiptare, e cila ka shkruar shum këngë që janë hite të mëdha në muzikën botërore.

Ajo është një nga miket më të ngushta të artistes botërore Ariana Grande dhe ka shkruar edhe shumë nga këngët të këngëtares e cila për tani ka albumin më të suksesshëm të vitit me këngët hite si ‘Thank you, next” e “7 Rings”.

Ndërsa tani ka filluar edhe të publikojë projekte ku këndon vetë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart