Versioni i MPJ'së: Djali i Vlora Dumoshit dhe familjari i Agim Çekut nuk u shkarkuan, u ka përfunduar mandati - Gazeta Express
string(106) "versioni-i-mpjse-djali-i-vlora-dumoshit-dhe-familjari-i-agim-cekut-nuk-u-shkarkuan-u-ka-perfunduar-mandati"

Versioni i MPJ’së: Djali i Vlora Dumoshit dhe familjari i Agim Çekut nuk u shkarkuan, u ka përfunduar mandati

Gazeta Express

02/04/2020 14:32

Sot është raportuar për shkarkim të disa pjesëtarëve të stafit diplomatik të ambasadës së Kosovës në Washington D.C dhe të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, në mesin e tyre edhe konsullja Teuta Sahatçiu, djali i Ministres Vlora Dumoshi dhe një familjar i ish-kryeministrit Agim Çeku

Burime të Gazetës Express kanë thënë se nuk bëhet fjalë për shkarkime por për lirim nga detyra pasi që të njëjtve u ka skaduar mandati.

Lexo Edhe:

Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca ka vendosur të tërheqë nga misioni diplomatik edhe djalin e ministres Vlora Dumoshi, Rron Kryeziu i cili ka mbajtur pozitën e konsullit në ambasadën e Kosovës në Washington D.C

Konjufca ka vendosur që të tërheqë nga misioni diplomatik edhe Teuta Sahatqiun.

Sahatqiu mbante pozitën e Konsulles së Përgjithshme të Ambasadës së Kosovës në New York dhe në këtë pozitë ishte emëruar para 5 viteve gjatë koalicioni LDK-PDK.

Para një muaji, Konjufca kishte marrë vendim që të shkarkojë edhe ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitakun dhe disa ambasadorë të tjerë në disa shtete të botës./GazetaExpress/