Verratti pajtohet ta zgjasë kontratën me PSG deri më 2024 - Gazeta Express
string(57) "verratti-pajtohet-ta-zgjase-kontraten-me-psg-deri-me-2024"

Verratti pajtohet ta zgjasë kontratën me PSG deri më 2024

Futboll

Gazeta Express

08/12/2022 12:19

Mesfushori italian është njëri prej më të rëndësishëm për skuadrën më të mirë franceze të momentit

Eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka treguar se mesfushori italian i PSG-së, Marco Verratti është pajtuar për ta zgjatur kontratën e tij me klubin francez.

Lexo Edhe:

Pas shumë spekulimeve që e kanë rrethuar të ardhmen e tij, ky lajm sjell qetësi për tifozët parisien me Varrattin që ka qenë krucial për mesfushën e kësaj skuadre.

Raportohet që avokatët e Verrattit e kanë marrë “po”-në e klientit të tyre për të nënshkruar ofertën e propozuar të PSG dhe marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti.

“Marco Verratti ka pranuar të gjitha detajet e kontratës së re të tij me Paris Saint-Germain, ju ka dhënë shenjë avokatëve që të vazhdojnë me procedurat – së shpejti do të nënshkruhet ajo ??? #PSG”, ka shkruar Romano.

Verratti ju bashkua PSG-së nga skuadra e ligës së dytë italiane në atë kohë, Pescara më 2012 …. kurse kontrata e re e tij do të jetë valide deri më 2026. /GazetaExpress/