Verratti nuk shkon në Barcelonë


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 16:32

Menaxheri i mesfushorit italian, Mino Raiola e ka “trembur” Barcelonën duke insistuar se futbollisti do të qëndrojë në Paris Saint-Germain, me të cilin ka kontratë edhe dy vjet

Marco Verratti nuk do të lëvizë nga Paris Saint-Germaini, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori italian është bërë objektiv i Barcelonës, por menaxheri i tij, Mino Raiola e ka “trembur” gjigantin katalunas, të cilit ia ka bërë me dije se Verratti nuk do të largohet nga kryeqyteti francez.

Mesfushori italian ka kontratë edhe dy vjet në “Parc des Princes”, por gjiganti katalunas pritet t’i ofrojë 65 milionë euro plus Ivan Rakiticin për t’i siguruar shërbimet e tij, shkruan “Don Balon”.

Verratti ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje në Ligue 1 me PSG-në këtë sezon. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart