Veprimi i McGregor pasi përgjaki Cerrones i ka prekur të gjithë - Gazeta Express
string(63) "veprimi-i-mcgregor-pasi-pergjaki-cerrones-i-ka-prekur-te-gjithe"

Veprimi i McGregor pasi përgjaki Cerrones i ka prekur të gjithë

Gazeta Express

19/01/2020 12:00

McGregorit i mjaftuan vetëm 40 sekonda për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën “Welterweight” (pesha 71-77kg).

Irlandezi i befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshi edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.

Lexo Edhe:

Që në momentin që nisi dueli McGregor goditi Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

Kjo i dha zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.

Pasi gjithçka përfundoi, McGregor si një profesionist i vërtetë, iu afrua Cerrone e përqafoi dhe e ngushëlloi, veprim që ka pushtuar mediat e rrjetet sociale. /Gazeta Express/

UFC 246: Conor McGregor Octagon Interview