Veprimi i fshehtë i Atdheut në ditëlindjen e Borës që nuk u vërejt nga askush - Gazeta Express
string(77) "veprimi-i-fshehte-i-atdheut-ne-ditelindjen-e-bores-qe-nuk-u-verejt-nga-askush"

Rozë

Gazeta Express

13/01/2022 13:18

Veprimi i fshehtë i Atdheut në ditëlindjen e Borës që nuk u vërejt nga askush

Rozë

Gazeta Express

13/01/2022 13:18

Duket se ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina nuk ka të ndalur kur bëhet fjalë për dedikimet e tij të nënkuptuara për Bora Zemanin në rrjete sociale.

Pas lajmit se ripostoi një ‘story’ të, Xhani Demikës ku shkruhej: “Është i lumtur se këtë javë është moti më ngrica”.

Lexo Edhe:

Atdheu paska bërë një urim ditëlindjeje për moderatoren e “Për’puthen” që mesa duket, na paska shpëtuar të gjithëve.

Këtë të dielë, në daten 9 janar, ai ka postuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” në orën 3 të mëngjesit. Ai shfaqet në një makinë, në të cilën këndon këngën e vendosur “Gëzuar ditëlindjen”.

Megjithatë, pak kohë pas postimit, Atdheu vendosi ta fshijë postimin.

Prej një kohe të gjatë, në rrjetet sociale janë përfolur shumë emrat e Atdheut dhe Borës, si rrjedhojë e fotove dhe videove të ndryshme që kanë qarkulluar në internet. Kjo ka ardhur gjithashtu dhe pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën do të donte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur dhe Bora.

Shumë shpesh ka patur aludime se dyshja kanë qenë në një lidhje së bashku.