Diskoteka “Venom NightClub” vazhdon duke e promovuar vendin tonë përmës artistëve ndërkombëtarë.
Njësoj sikur vitin e kaluar që në “Venom” performuan artistët më famë botërore, DaBaby, Inna, Dutchavelli, Central Cee e B Young.
Ndërsa sonte do të performoj Russ Millions së bashku me reperin Elai, ndërkaq të hënën do të jetë, artisti më famë botërore, Jason Derulo.
Menaxhmenti i diskotekës “Venom” bën të ditur që do të sjell edhe artista tjerë të huaj në vendin tonë gjatë këtij viti.
Reperi, Russ Millions tashmë ka arritur në trojet shqiptare e që përmes kësaj video së bashku me pronarin e diskotekës “Venom”, Alex Duhanin ju ftojnë që të jeni prezent në një natë të paharrueshme.