Vendoste skedina në lokalin e tij, shpallet në kërkim pronari në Kukës - Gazeta Express
string(69) "vendoste-skedina-ne-lokalin-e-tij-shpallet-ne-kerkim-pronari-ne-kukes"

Vendoste skedina në lokalin e tij, shpallet në kërkim pronari në Kukës

Gazeta Express

20/10/2020 9:51

Policia e shtetit vijion aksionet për të goditur aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit. Rasti i fundit i raportuar nga Policia është në Kukës, ku shtetasi J. Sh, i shpallur në kërkim tashmë, e kishte kthyer biznesin bar-kafe në një qendër për zhvillimin e lojërave të fatit.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë ushtruar kontrolle në lokale e ambiente të ndryshme dhe si rezultat kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin bar-kafe në pronësi të shtetasit J. Sh., ku ishte i punësuar në mënyrë të parregullt shtetasi I. M., kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kompjuterë (njëri pre prej tyre me programe për bastet sportive) dhe pajisje të tjera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 45 vjeç, banues në Krumë, Has dhe u shpall në kërkim pronari i subjektit, shtetasi J. Sh., 41 vjeç, banues në Krumë, Has.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurve” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.