“Lista të hapura, Presidentin ta zgjedhë populli”, Meta apel forcave politike për reformën zgjedhore - Gazeta Express
string(94) "vendosni-zgjedhjen-e-presidentit-nga-populli-meta-apel-forcave-politike-per-reformen-zgjedhore"

“Lista të hapura, Presidentin ta zgjedhë populli”, Meta apel forcave politike për reformën zgjedhore

Gazeta Express

31/05/2020 13:54

Sot rreth orës 17:00 do të mblidhet sërish Këshilli politik për reformën zgjedhore.

Sipas afateve të përcaktuara më herët sot duhej të ishte dita e fundit për miratimin e ndryshimeve, por duket se palët janë ende shumë larg në gjetjen e konsensusit.

Lexo Edhe:

Pikërisht për këtë temë reagoi sot edhe Presidenti Ilir Meta.

Meta shkruan se sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus.

“Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi”, thekson Meta.

Meta propozon që Presidenti i ri të zgjidhet nga populli që sipas tij të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie.

Por edhe lista të hapura për deputetët.

Statusi i Metës

Edhe pse është e diel të mos harrojmë paralajmërimet e fundit të Bankës Botërore:

“Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfrit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon”.

? Lajmi i plotë: http://ëëë.scan-tv.com/covid-19-kthen-shqiperine-vite-mbra…/

Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus.

Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak.

Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi.

Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës.