Vendosi fotografinë e Albin Kurtit në veturë, Krasniqit nuk i intereson nëse ajo nuk i hiqet më - Gazeta Express
string(94) "vendosi-fotografine-e-albin-kurtit-ne-veture-krasniqit-nuk-i-intereson-nese-ajo-nuk-i-hiqet-me"

Lajme

Gazeta Express

27/01/2021 17:35

Vendosi fotografinë e Albin Kurtit në veturë, Krasniqit nuk i intereson nëse ajo nuk i hiqet më

Lajme

Gazeta Express

27/01/2021 17:35

Fitim Krasniqi ka vendosur fotografinë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit në veturën e tij, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se këtë veprim e ka bërë sepse e adhuron liderin e Vetëvendosjes, andaj edhe për të nuk ka rëndësi nëse fotografia nuk i hiqet pastaj nga vetura.

Lexo Edhe:

“Unë këtë e bëra sepse e simpatizoj atë. Njeri më të mirë nuk po shoh. Reagimi i Kurtit për këtë ishte normal, më tha respekt dhe edhe unë i thash kam respekt ndaj jush. Mua nuk më qon peshë a heqet ajo më a jo. Unë e kam vendosur fotografinë deri në fund sepse e adhuroj Kurtin”, ka thënë ai.

Krasniqi i cili është i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin tha se pasi kishte vendosur fotografinë e Kurtit në veturë e kishte takuar atë.

Ndërsa, ai kritikoi subjektet tjera politike, që sipas tij kanë pasur 20 vjet kohë për të punuar, por që nuk e kanë bërë një gjë të tillë./GazetaExpress/