Qeveria e Kosovës ka miratuar sot planin e veprimit për rritje të mbulueshmërisë së testimit të qytetarëve për virusin COVID-19.
Ky plan është prezantuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili deklaroi se me këtë do të krijohej pasqyrë reale e gjendjes në vend.
Zemaj theksoi se grupi funksional punues në Ministri ka paraparë një plan të tillë pas analizave të kryera nga IKSHPK-ja, OBSH-ja dhe institucionet tjera përgjegjëse të shëndetësisë.