Vendimi i PZAP pritet të dalë në orën 15:00 - Gazeta Express
string(42) "vendimi-i-pzap-pritet-te-dale-ne-oren-1500"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 14:40

Vendimi i PZAP pritet të dalë në orën 15:00

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 14:40

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pritet të vendos sot në orën 15:00 lidhur me ankesën e subjekteve politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë nga ana e KQZ-së.

Burime të Gazetës Express brenda PZAP’së kanë treguar se vendimi i këtij Paneli pritet të dalë pas disa minutash.

Lexo Edhe:

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP.

Ankesat u bënë pasi KQZ’ja votoi që të mos lejohen që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatët për deputetë që kanë dënime të formës së prerë nga gjykatat, në tri vitet e fundit, shkruan Gazeta Express.

Debati më i madh është bërë pasi një prej atyre që ka dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit është edhe bartësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që po ashtu është edhe i nominuar për kryeministër.

VV’ja kishte dorëzuar ankesa na PZAP, ndërsa zyrtarë të lartë të kësaj partie dhe anëtarës e VV’së në KQZ e kanë akuzuar kryetaren e KQZ’së se po merr vendime, sipas preferencave të saj politike, duke aluduar se gjykatësja është e afërt me PDK’në.

Daka ka thënë se po kërcënohet e po fyhet publikisht dhe se ka theksuar se nuk varet nga ajo se a lejohet të kandidojë Kurti dhe 46 kandidatët e tjerë, por KQZ vepron sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese në dhjetor ka publikuar aktgjykimin, me të cilin e ka shpallur të vlefshme një ankesë të VV’së dhe e ka rrezuar qeverinë e Avdullah Hotit, sepse atë e kishte votuar një deputet që kishte dënim të formës së prerë.

Kushtetuesja vendosi që të bie qeveria dhe më të mos lejohen të garojnë për deputetë kandidatët që kanë dënime.

KQZ’së i janë dorëzuar të dhënat, sipas të cilave, 47 deputetë nga të gjitha subjektet, janë të dënuar në këto tri vjet.

Disa prej subjekteve kanë pranuar, duke i zëvendësuar kandidatët, por disa të tjera, si VV’ja e Nisma kanë kundërshtuar zëshëm të bëjnë një gjë të tillë. /Express/