Vendimet për koalicione parazgjedhore, Isa Mustafa takon Shpend Ahmetin


Gazeta Express
19 Gusht 2019 10:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar me kreun e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Burime të Gazetës Express thonë se takimi mes krerëve të dy partive opozitare ka filluar në orën 10:00 në njërin nga hotelet e Prishtinës.

Biseda mes Mustafës dhe Ahmetit është paralajmëruar që nga mëngjesi, e që tema kryesore është një koalicion i mundshëm mes dy partive në të ardhmen.

Ndërsa mediat tjera raportojnë se edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të mbajnë takim me Mustafën.

Gjatë ditës së djeshme, është raportuar se sot do të nënshkruhet një koalicion mes partisë së Ahmetit dhe kryeministrit Haradinaj. Ky koalicion pritet të formalizohet me datën 21 gusht, një ditë para shpërbërjes së Kuvendit.

Më parë, Mustafa ishte takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilët shprehën nevojën për një qeverisje të re. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart