Vendim: Pas Çitakut, Konjufca kërkon edhe tërheqjen e Sahatqiut nga SHBA-ja - Gazeta Express
string(73) "vendim-pas-citakut-konjufca-kerkon-edhe-terheqjen-e-sahatqiut-nga-shbajal"

Vendim: Pas Çitakut, Konjufca kërkon edhe tërheqjen e Sahatqiut nga SHBA-ja

Gazeta Express

02/04/2020 13:55

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, pas Vlora Çitakut, ka kërkuar edhe tërheqjen e Teuta Sahatqiut nga misioni diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë vendim ku propozohet tërheqja e Sahatqiut, Konjufca e ka marrë më datën 31 mars të këtij viti, të cilin ia ka përcjellë edhe presidentit të shtetit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të znj. Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës /Nju Jork”, thuhet në vendim.

Ditë më parë Konjufca ka kërkuar largimin nga detyra edhe të disa ambasadorëve të tjerë, përfshirë edhe Vlora Çitakun. /GazetaExpress/