Vendi që është i “pushtuar” nga fantazmat, armata me kuaj shfaqet çdo qershor - Gazeta Express
string(74) "vendi-qe-eshte-i-pushtuar-nga-fantazmat-armata-me-kuaj-shfaqet-cdo-qershor"

Vendi që është i “pushtuar” nga fantazmat, armata me kuaj shfaqet çdo qershor

Mistere

Gazeta Express

15/06/2021 1:40

Një armatë me fantazma mbi kuaj është parë duke marshuar afër Liqenit Distrikt në këtë kohë të vitit

Legjenda thotë se në një luginë në buzë të Blencathra është shtëpia e një armate të fantazmave që shihen në raste në këtë kohë të vitit. Mendohet që ushtria ishte parë për herë të parë gjatë një mbrëmje të Ditës së Verës më 1735 kur një shërbëtorë shikoi një radhë ushtarësh në këmbë dhe në kalë duke marshuar nëpër greminë.

Lexo Edhe:

Sipas Lancashire Live, dy vite më vonë shërbëtori i Zotërisë dhe anëtarët e tjerë të familjes ishin dëshmitarë i të njëjtave skena, të cilët kishin parë pesë burra duke rënë në greminë.

10 vite më vonë, në një mbrëmje të Ditës së Verës më 1745, shpirtrat ishin parë nga 26 njerëz, të cilët dëshmuan nën betim për atë çfarë kishin parë. Ata thanë që kanë parë një ushtri duke marshuar, kalorës dhe madje edhe karroca që udhëtonin përgjatë kreshtës së majës për disa orë. Një ditë më vonë, pas rënies, aty nuk ishte parë ndonjë gjurmë, transmeton GazetaExpress.  

Ka edhe një dëshmi që është gjendur në arkiva të vitit 1513 kur një burrë, që ishte duke udhëtuar nga Ambleside dhe Kendal, kishte parë një ushtri të madhe. Ai, për çudi kishte vdekur në të njëjtën ditë. Shtëpia e këtyre fantazmave besohet së është “Lake District” e cila ka një mori mitesh dhe legjendash.

Madje njëri nga liqenet besohet së është i pushtuar nga fantazmat. Sipas legjendës, kur fshati rreth Liqenit Ëindermere u dëmtuan, një kali i bardh u pa duke mund të shihet duke ecur përtej liqenit për të paralajmëruar banorët. Për më shumë, një kështjellë e pushtuar nga fantazmat në Britani, Muncaster Castle, gjendet në Western Lake District. Është thënë që aty janë parë gjurmë në korridor dhe dyer janë hapur vetvetiu.

Për ata që duan ta përvojnë kështjellën më fantazma mund të shohin atë duke e vizituar, nëse janë trima mjaftueshëm mund të qëndrojnë gjatë natës në dhomën e ndejës, për të cilën thuhet se është pjesa ku ka më së shumti fantazma. /GazetaExpress/