Vendi ku ushtarët patrullojnë me buaj


Gazeta Express
23 Nëntor 2019 20:59

Policët ushtarakë në ishullin brazilian të Marahos janë parë të patrullojnë përmbi shpinën e bufalëve gjigantë.

Fotoja e ushtarëve u bë nga fotografi Fernando Kamara, gjatë një vizite në ishull.

Policia në këtë zonë e ka për traditë të dalë me këta thundrakë të mëdhenj, sipas fotografit.

Maraho është një ishull sa Zvicra, që ndodhet pranë brigjeve veriore të Brazilit. Aty rriten rreth 450 mijë bufalo të zbutur, gjë që bën që ishulli të ketë më shumë kafshë sesa njerëz.

Te fundit


Kthehu lart