Vëllain ia vrau policia, dy motrat nisin luftën për drejtësi - Gazeta Express
string(59) "vellain-ia-vrau-policia-dy-motrat-nisin-luften-per-drejtesi"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 12:49

Vëllain ia vrau policia, dy motrat nisin luftën për drejtësi

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 12:49

“Ne duam drejtësi për Sean, duam që ajo drejtësi të jetë e kuptimtë dhe duam që kjo të mos i ndodhë askujt tjetër”; me këto fjalë 21 vjecarja Ashley Monterrosa shpjegoi përse po qëndronte bashkë me të motrën e shumë gra të tjerë në pozita të ngjashme me to përpara ndërtesës së bashkisë së San Franciskos.

“Urojmë të jemi familja e fundit që vuan pasojat e veprimeve të departamentit të policisë së Vallejos”, shtoi ajo.

Lexo Edhe:

Një javë pas vrasjes së George Floyd vitin e kaluar, dy motrat Monterrosa kalonin nga njëri spital në tjetrin duke kërkuar vëllain e tyre 22 vjeçar, pasi e fejuara e tij i kishte thirr në telefon duke qarë. Seani ishte qëlluar nga një efektiv policie dhe motrat vetëm disa orë më vonë e mësuan se ai kishte vdekur.

22 vjeçari ndodhej në një parking, dhe efektivi, siç u tha më pas, e kishte ngatërruar çekiçin që ai mbante në xhep me një armë. Sean Monterrosa është vetëm një prej 2 mijë latinëve të vrarë këto vitet e fundit nga policia apo që kanë ndërruar jetë teksa ishin nën mbikëqyrjen e saj. Ata shpeshherë lihen jashtë debatit mbi brutalitetin policor në vend, thotë CNN.

Që prej vdekjes së Seanit në 2 qershor 2020, motrat e tij e kanë kthyer dhimbjen në forcë dhe kërkojnë reforma në polici, të ushqyera edhe nga dekada të tëra dhune të pandëshkuar ndaj komunitetit latin, të cilat mbërritën kulmin së fundi me vrasjen e 13 vjecarit Adam Toledo në Chicago.