Vëllai vrau vëllanë për pronë, T7 raporton nga Suhareka


Gazeta Express
17 Mars 2019 20:28

Krim brenda familjes, vëllai qëllon disa herë më armë vëllain në Studençan të Suharekës, raporton T7

Në Studençan të Suharekës, një person ka mbetur i vrarë ne vend, ndërsa një tjetër është plagosur.

I.G 64 vjeçar, dyshohet që është qëlluar disa herë me plumba, nga vëllai i tij, B.G, 72 vjeçar.

Kurse, N.G, 42 vjeçare, ka mbetur e plagosur me një plumb në stomak.

E gjithë ngjarja, dyshohet të ketë ndodhur për toka.

VËLLAI VRET VËLLAIN PËR PRONË

Dëshmitareve, të cilët refuzuan të flasin para kamerës, thonë se I.G., ka shkuar tek shtëpia vëllait të tij, Bajramit, dhe e ka qëlluar me një plumb në stomak.

Me pas, dorasi i dyshuar, ka shtënë edhe disa herë të tjera mbi të ndjerin, duke e lënë të vdekur në vend.

Rastin e kanë konfirmuar, edhe në prokurorinë e Prizrenit.

Trupin e pajetë të 64 vjeçarit e ka marrë ekipi i mjekësisë ligjore për obduksion.

Kurse e plagosura N.G, ndodhet në spitalin e Prizrenit duke e marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Gjendja e saj raportohet se është e rëndë.

Te fundit


Kthehu lart