Vëllai i Rio Ferdinand viziton KF Ferizaj


Gazeta Express
23 Korrik 2019 23:36

Ferizaj vazhdon të ketë mysafirë anglez herë pas here, pasi tani 51 për qind e klubit i takojnë Brian Deane dhe aksionarëve të tjerë anglezë.

Sot në takim ishin drejtori i Shefilldit, Carl Shieber, i cili ka biseduar me Nadir Haxhimusën për gjendjen e klubit, shkruan Gazeta SHESHI.

Aty u fol për hapat që do të ndërmerren në të ardhmen.

Ai ishte së bashku me vëllain e futbollistit anglez Rio Ferdinand, Antonio që më parë ka luajtur në Premier League me West Ham United, QPR e Sunderland.

Ferizaj është në pritje që ta emërojë trajnerin e ri, ku bisedimet me Bylbyl Sokolin kanë vazhduar.

Te fundit


Kthehu lart