Vëllai i Dybalas: Jo vetëm Paulo por shumë lojtarë do të largohen nga Juventus


Gazeta Express
16 Maj 2019 11:06

Vëllai dhe menaxheri i Paulo Dybalas, Gustavo ka njoftuar se ka gjasa të mëdha që sulmuesi argjentinas të largohet nga Juventusit këtë verë. Ai ka shkuar edhe më larg, saqë ka pohuar se shumë futbollistë nuk ndihen të rehatshëm te Juve.

Massimiliano Allegri e ka ulur në bankën e rezervistëve Paulo Dybalan shumë shpesh këtë sezon dhe tani raportohet se trajneri italian madje e ka vendosur atë e listën e largimeve, transmeton Gazeta Express.

Këtë pothuajse e ka konfirmuar Gustavo Dybala në një intervistë me emisionin e radios argjentinase “Futbolemico”.

“Po, ka gjasa të mëdha që ai të largohet nga Juventusi. Absolutisht. Ai ka nevojë për një ndryshim”, tha Gustavo, vëllai i Dybalas.

“Nuk mund të them se ku do të shkojë, por ka gjasa të mëdha që Paulo do të largohet. Natyrisht se ai nuk është i lumtur në Juventus. Por jo vetëm Paulo, shumë lojtarë të tjerë ndihen të parehatshëm në Juventus”, shtoi ai.

Ai ka këmbëngulur se Dybala nuk pa pasur asnjë problem me Cristiano Ronaldon, i cili iu bashkua Juves, por me trajnerin Allegri. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart