Vëllai i Blerina Kllokoqi poston foto “me nipat e tij dhe të Ibrahim Rugovës”


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 10:59

Petriti ka postuar një fotografi ku shihen në bregdet me dy djemtë e Blerina Kllokoqi-Rugovës.

Kreatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi ka shkuar në pushime në me familjen e saj.

Ajo është e shoqëruar edhe nga vëllai i saj, Petrit Kllokoqi, dhe motrën Blerta me familje, përveç fëmijëve dhe bashkëshortit, ndërsa ata po vizitojnë disa nga bregdetet më të bukura shqiptare, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa vetë Petriti ka postuar një fotografi ku shihet duke përqafuar djemtë e Blerinës dhe Blertës.

E në përshkrimin e fotografisë ai shkruan me krenari se nipat e tij, janë edhe nipat e Ibrahim Rugovës.

Blerina është e martuar me Mendimin, djalin më të madh të Presidentit Rugova, ndërsa ata kanë bashkë dy fëmijë bashkë.

Ndërsa motra e Blerinës, Blerta Kllokoqi, është e martuar me djalin tjetër të familjes Rugova, Ukën, të cilët kanë tre fëmijë bashkë./Gazeta Express/

View this post on Instagram

Family ❤️

A post shared by Petrit Kllokoqii👨 (@petritkllokoqi) on

Te fundit


Kthehu lart