Veliu: Sapo të marrim ftesë shkojmë te presidenti, vetëm të çmendurit nuk i përgjigjen - Gazeta Express
string(84) "veliu-sapo-te-marrim-ftese-shkojme-te-presidenti-vetem-te-cmendurit-nuk-i-pergjigjen"

Veliu: Sapo të marrim ftesë shkojmë te presidenti, vetëm të çmendurit nuk i përgjigjen

Gazeta Express

30/03/2020 13:05

Gjatë ditës së sotme, president i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, me të cilët ka folur për kompetencat kushtetuese për daljen nga kriza politike, si dhe takimet me liderët e partive politke, në lidhje me mundësinë e krijimit të një qeverie të re.

Sipas presidentit Thaçi, Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.

Lexo Edhe:

Ftesës së presidentit Thaçi, pritet t’i përgjigjet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, tha për GazetaBlic, se vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjigjen ftesës së presidentit, duke shtuar kështu se ata do t’i japin përgjigje presidentit edhe për mundësinë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Kur të kemi ftesë ne sigurisht do t’i përgjigjemi presidentit, nuk kemi asnjë arsye mos me iu përgjigj ftesës së presidentit. Vetëm ata që janë të çmendur vëjnë veprime kundërkushtetuese dhe nuk i respektojnë institucionet e shtetit, ata që janë të çmendur dhe nuk janë të përgatitur me udhëheqë me institucionin. Është normale që në këtë situatë presidenti me i bë të gjitha
përpjekjet me e tejkalu këtë situatë. Ato janë çështje të presidentit, LDK-ja në momentin që merr ndonjë ftesë për takim, ajo i ka organet e saj, i shqyrtojmë dhe i japim përgjigje presidentit”, tha Veliu.

Kujtojmë që dje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se presidenti duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se të kërkojë nga Vetëvendosja emrin për mandatarin e ri të Qeverisë.