Veliu në Gjilan pas tragjedisë së djeshme: Do të punojmë më shumë për Ligjin e Policisë - Gazeta Express
string(88) "veliu-ne-gjilan-pas-tragjedise-se-djeshme-do-te-punojme-me-shume-per-ligjin-e-policise-2"

Gazeta Express

19/02/2020 12:05

Veliu në Gjilan pas tragjedisë së djeshme: Do të punojmë më shumë për Ligjin e Policisë

Gazeta Express

19/02/2020 12:05

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka qëndruar sot në Gjilan bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, pas tragjedisë së djeshme ku mbeten të vdekur 5 persona.

Veliu ka thënë se një rast i tillë i shkaktuar nga një zyrtare policore është një tregues që duhet të punohet shumë për Ligjin e Policisë.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllime për kreun e Gjilanit, Lutfi Hazirin.

“I shpreha ngushëllimet kryetarit të Gjilanit. Rasti është shkaktuar nga një punëtor i policisë, reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejt. Ne do të punojmë shumë për Ligjin e Policisë”, ka thënë Veliu, raporton Gazeta Express.

Dje në orët e para të pasdites, zyrtarja policore me inicialet V.B dyshohet se ka privuar nga jeta 4 anëtarët e familjes së saj dhe në fund ka vrarë dhe veten.

Siç është konfirmuar edhe nga burime, policja në fjalë tashmë e ndjerë kishte pasur probleme psikike dhe para një kohe ishte nënshtruar një trajtimi psikik. Megjithatë ajo asnjëherë nuk ishte suspenduar nga puna por vetëm ishte propozuar që të ulej në gradë.

Si pasojë e kësaj tragjedie mbrëmjen e të martës, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e zingjirit komandues të Policisë së Kosovës në Gjilan dhe një rekomandim i tillë është miratuar nga kolonelja e Policisë së Gjilanit./Express/