Veliu i kthehet MPB'së, dezinfekton zyrën ku qëndroi Xhelal Sveçla - Gazeta Express
string(64) "veliu-i-kthehet-mpbse-dezinfekton-zyren-ku-qendroi-xhelal-svecla"

Veliu i kthehet MPB’së, dezinfekton zyrën ku qëndroi Xhelal Sveçla

Gazeta Express

04/06/2020 20:06

Agim Veliu merr detyrën e ministrit, thotë se Sveçla do të duhej t’i dorëzonte mandatin.

Deri me 3 qershor në krye kësaj ministrie ishte Xhelal Svecla.

Lexo Edhe:

Ai u largua nga kjo zyrë, pasi që u votua qeveria e re.

E një ditë më vonë këtu pritet të vij ministri i sapozgjedhur.

Por, para se Agim Veliu të vijë në këtë hapësirë, po kryhen disa përgatitje.

Gjithçka këtu po dezinfektohet.

Ani pse dezinfektimi u krye, emiri i ministrit Agim Veliu nuk është vendosur në derën më të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

E pas disa minutash, njeriu më i përfolur si shkaktar i prishjes së koalicionit mes VV-së e LDK-së, erdhi në vendin e tij të punës.

Për stafin, Agim Veliu nuk është i panjohur.

Vetëm para dy muajsh, ata kanë punuar bashkë me Veliun, pikërisht kur ai ishte ministër i MPB-së në qeverinë që për kryeministër kishte Albin Kurti.

Por, zyrën e të parit të kësaj ministrie politikani nga Bradashi  prej tash e drejton në kuadër të Qeverisë së Avdullah Hoti.

Ish kryetari i Podujevës, flet ndjesinë e kthimit në këtë zyrë, pasi në mars u shkarkua nga Albin Kurti.

Por, detyrën e Ministrit, ai nuk po e merr nga paraardhësi, ish ushtruesi i detyrës së ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla.

Veliu thotë se është shmangie e përgjegjësisë mos dorëzimi i detyrës nga ana e ish zv ministrit të MPB, që për disa muaj udhëhoqi këtë ministri.

Këtu, nënkryetari i LDK-së u zotua se do të vazhdojë punët që ka nisur.

E gjithë ceremonia e marrjes së detyrës u përmbyll edhe me vendosjen e emrit të tij në derën e zyrës së ministrit.