Veliu e shkarkon shefin e IPK’së, e emëron të riun, thotë se Sveçla ka shkelur ligjin - Gazeta Express
string(83) "veliu-e-shkarkoon-shefin-e-ipkse-e-emeron-te-riun-thote-se-svecla-ka-shkelur-ligjin"

Gazeta Express

16/07/2020 16:15

Veliu e shkarkon shefin e IPK’së, e emëron të riun, thotë se Sveçla ka shkelur ligjin

Gazeta Express

16/07/2020 16:15

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka larguar nga pozita e ushtruesit e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor, Exhevit Zukën, i cili ishte emëruar në këtë pozitë gjatë kohës sa Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes udhëhiqte me ketë ministri. Në vend të tij është emëruar Kushtrim Hoda, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shefi i Kabinetit të Ministrit Agim Veliu, Bajram Gecaj, i cili ka bërë me dije se Hodaj është emëruar në këtë pozitë më 15 korrik.

Lexo Edhe:

“Me datë 15/07/2020, Ministri Veliu ka emëruar Z. Kushtrim Hodaj, Drejtor i Departamentit për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ushtrues të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të IPK. Paraprakisht, me një vendim të jashtëligjshëm, të datës 23/04/2020, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kishte emëruar z. Exhevit Zuka, udhëheqës të Divizionit për Planifikim dhe çështje Ligjore, në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të IPK”, ka thënë Gecaj.

Ai e ka quajtur të jashtëligjshëm vendimin e Sveçlajt, i cili në prill e kishte emëruar Zukajn në këtë pozitë.

“Vendimi ishte i kundërligjshëm pasi që, bazuar në paragrafin 4, të nenit 15, të Ligjit nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor të Kosovës, përcaktohet se: “Në rastet e përfundimit të mandatit, shkarkimit apo suspendimit të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, Ministri menjëherë cakton njërin nga drejtorët e departamenteve të IPK-së, si ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv deri në përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së.

Z. Zuka nuk ka qenë njëri ndër drejtorët, por ka pasur funksionin e shefit te divizionit. Prandaj, me këtë vendim, Ministri Veliu ka rikthyer respektimin dhe zbatimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në përgjigjet e Gecajt drejtuar Gazetës Express.

Ndryshe, Zuka ishte emëruar si kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës pas shkarkimit të Miradije Kelmendit nga kjo pozitë./Gazeta Express