Veliu e quan gënjeshtar Kurtin, thotë se sot nisin mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin - Gazeta Express
string(87) "veliu-e-quan-genjeshtar-kurtin-thote-se-sot-nisin-mbledhjen-e-nenshkrimeve-per-mocionin"

Veliu e quan gënjeshtar Kurtin, thotë se sot nisin mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin

Gazeta Express

19/03/2020 11:22

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, që dje u shkarkua nga pozita e ministrit, ka deklaruar se shefi i Qeverisë, Albin Kurti, e ka gënjyer publikun për arsyen se pse e ka suspenduar nga detyra. Kjo, sipas Veliut, ka ndodhur për shkak të mllefit që Kurti e ka pasur ndaj tij, raporton Gazeta Express.

Sipas Veliut, ky mllef i është mbledhur me kohë kryeministrit Albin Kurti. Ai madje thotë se për këtë arsye mund t’i ketë ndihmuar ndonjë mik apo mikeshë kryeministrit, por nuk përmend emra.

Lexo Edhe:

“Kryeministri e ka gënjyer publikun me arsyen e shkarkimit tim. Jam shkarkuar për shkak të mllefit që e ka personalisht ndaj meje. Mllefi që i është akumuluar me kohë Albin Kurtit ndaj meje, ndoshta i ndihmuar ky mllef nga një mik apo mikeshë e tij”, deklaroi Veliu në RTK.

Ish-ministri shton se vendimi i Kurtit për shkarkim është përpjekje qyqare e tij për ta hequr vëmendjen nga koronavirusi.

“Kam punu prej ditës së parë pa kursim, sigurisht pritjet e tij ndoshta si kam arsyetu sepse ai ka pas tjera projeksione, ato përmes meje nuk janë realizu, mirëpo, vendimi i tij për shkarkim është përpjekje e tij qyqare që vëmendjen e opinionit ta orientojë dika tjetër”, shton ai.

 Veliu e ka kritikuar Kurtin për siç ka thënë ai mos punë dhe qëndrim mbyllur, duke shtuar se ai është marrë me teori konspirative.

“Kjo është përpjekje e tij që të shmanget nga obligimet e tij, po shihet që këtyre ditëve nuk ka marrë vendim që tre ditë ka qëndru i mbyllur, është bë një plotësim i një vendimit të qeverisë me presionin tonë, një sjellje e tij e pakuptueshme, duke u marrë vetëm më teori konspirative që ai i ka zanat këto punë”, shton ai.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se do të mblidhen në organe të partisë për të parë se çka do të veprojnë më tutje sa i përket nënshkrimeve që u duhen për mocionin.

“Do të mblidhemi në organet tona që të vendosim çka do të veprojmë më tutje, besoj që mbledhja e nënshkrimeve do të ndodhë sot gjatë ditës. Edhe në momentin kur kompletohet kërkesat ajo do të procedohet më tutje”, deklaroi Veliu. /GazetaExpress/