Veliu e nguc keq nënkryetaren e LDK-së: S'i komentoj deklarimet e çiftit Osmani - Kurti - Gazeta Express
string(83) "veliu-e-nguce-keq-nenkryetaren-e-ldkse-si-komentoj-deklarimet-e-ciftit-osmani-kurti"

Gazeta Express

08/04/2020 12:27

Veliu e nguc keq nënkryetaren e LDK-së: S’i komentoj deklarimet e çiftit Osmani – Kurti

Gazeta Express

08/04/2020 12:27

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka folur rreth rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe mospajtimeve brenda LDK-së për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani kishte thënë se Albin Kurti nuk do të duhej ta shkarkonte Agim Veliun, ndërkohë për këtë të fundit ka thënë se nuk do të duhej të ishte ministër në qeveri, meqë nuk e dëshironte koalicionin me Vetëvendosjen.

Lexo Edhe:

Lidhur me deklarimet e Osmanit ka folur vetë Veliu, i cili ka thënë se nuk pranon t’i komentojë deklarimet e “çiftit Kurti-Osmani”.

“Nuk i komentoj video-mesazhet. Për mua ka qenë një video-mesazh, auto-intervistë. Video-mesazhet e Osmanit e Kurtit nuk i komentoj, edhe kur japin veç e veç edhe kur japin si çift Kurti-Osmani”, ka thënë ai shkurt për Blic.

LDK-ja dhe Vetëvendosja pas zgjedhjeve të 6 tetorit ishin pajtuar të lidhin koalicion pas shumë përpjekjeve dhe mospajtimeve. Megjithatë, pas 51 ditësh qeverisje, Kurti u rrëzua nga një mocion i LDK-së që u përkrah me 2/3 e votave në Kuvend. /GazetaExpress/