Velipojë, Basha: Dhurata e Ramës, shkatërrimi i bizneseve - Gazeta Express
string(54) "velipoje-basha-dhurata-e-rames-shkaterrimi-i-bizneseve"

Velipojë, Basha: Dhurata e Ramës, shkatërrimi i bizneseve

Gazeta Express

03/07/2020 14:54

Kreu i PD Lulzim Basha ka vizituar këtë të premte bizneset në Velipojë dhe përgjatë vijës bregdetare. Lideri i opozitës thotë se e vetmja ‘dhuratë’ që ka bërë qeveria ka qenë pikërisht shkatërrimi i biznesve në këtë zonë, në një kohë kur puna dhe xhiro ditore kanë rënë në mënyrë drastike për shkak të Covid.

Basha: Sot ua premtoj se nesër si kryemnistër me të njëjtën vendosmëri me ndarjen totale nga krimi, me një ministër të brendshëm po kështu të pastër nga lidhjet me krimin, gjëja e parë që do të vendosim është ligji dhe rendi nëjsoj për të gjithë. Nuk do të ketë më një grusht horrash, kriminelësh që diktojnë nga Divjaka në Velipojë e kudo në Jug se kujt i prishet objekti apo biznesi e kush ndërton me leje të marrë në mënyrë klienteliste apo edhe pa leje dhe bashkë me të do të hedhim edhe hapat e tjerë atë që kam prezantuar gjatë gjithë kësaj jave , platformë taksash të ulta , taksën e sheshtë 9%, uljen e çmimit të karburantit, me taksën 0.5% për biznesin e vogël.

Lexo Edhe:

Investimet që do të bëjmë me këto para, nuk do të jenë investime fasadash për të mbushur xhepat e kontraktorëve të miqve pushtetarëve por dhe investimet që do të ndihmojnë vetë ekonominë, në rastin e turizmit, rrugë aksesi, ujësjellës kanalizime , rindërtim të rrjetit elektrik., se nuk mund të ketë turizëm, ku nuk ka rrugë, kur qelben kanalet me ujrat e zeza, do të jenë investime që me të vërtetë do ndihmojnë ekonominë. Në rastin e turizmit rrugë aksesi, ujësjellës, kanalizime, rindërtim të rrjetit elektrik.

Se nuk mund të ketë turizëm kur nuk ka rrugë, kur qelben kanalet me ujëra të zeza, kur nuk ka ujë 24 orë. 7 vjet të humbura. 800 milion euro të harxhuara vetëm me rilindje urbane e Tirana s’ka ujë. Kemi sheshe, në pamje të parë me pllaka të reja kudo, po qytetet ku ndodhen këto sheshe nuk kanë ujë, rrjeti I kanalizimeve është pothuajse inekzistent, energjia elektrike dhe rrjeti I energjisë elektrike është I amortizuar dhe tashmë ka filluar të amortizohet edhe rrjeti rrugor sepse paratë shkojnë për investime fasadë.

Kësaj do t’i japim fund. Paratë e taksave të shqiptarëve, taksave të ulta që do të paguajnë dhe nuk do të paguajnë vetëm ata që s’kanë akses te pushteti por do I paguajnë të gjithë njësoj, do të shkojnë për investime që ndihmojnë shqiptarët, në veçanti që ndihmojnë ekonominë. Dhe e treta që gjej rastin të përsëris, Velipoja, por jo vetëm Velipoja, e gjithë vija bregdetare shqiptare duhet të ndjejë në këtë kohë të vështirë të pandemisë të paktën një mbështetje nga bashkëpunimi me Kosovën.