Veliaj taksë shqiptarëve që vijnë në Tiranë


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 19:47

Erion Veliaj po përgatitet që vitin e ardhshëm të taksojë jo vetëm banorët e Tiranës, por edhe ata që vijnë në kryeqytet për shërbime të ndryshme.

Gjatë prezencës së tij këtë të mërkurë në komisionin parlamentar të ligjeve, Veliaj është shprehur hapur se të gjithë vijnë në Tiranë dhe shërbimet që ofrohen kanë kosto.

Veliaj: Të gjithë vijnë në Tiranë, duhet të themi që shërbimet që ofron Tirana si kryeseli e institucioneve ka një kosto dhe nuk llogaritet dot për banorë, por për përdorues.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjithashtu kërkoi që të ketë ndryshime në lidhje me kufijtë e kryeqytetit. Veliaj kërkon qëe aeroporti i Rinasit të jetë pjesë e Tiranës dhe jo Fushë- Krujës.

 “Nuk mundet aeroporti i Shqipërisë të jetë në Fushë-Krujë. Dhe nuk mundet rruga lidhëse të jetë në Vorë. Për Bashkinë e Vorës dhe Krujës, Rinasi është në periferi të vëmendjes së vet, fizike dhe mundësive”, tha Veliaj./Express

Te fundit


Kthehu lart