“Veliaj, ky arrogant që bëri tri dasma me paratë e fiqve”


Gazeta Express
15 Maj 2019 11:38

Arben Malaj ka qenë për disa kohë këshilltar i kryebashkiakut aktual të Tiranës.

Por gjerat kanë ndryshuar dhe po të krijoheshin mundësitë politike, ai do të donte ta sfidonte atë, ose më shumë modelin e tij socio-ekonomik për Tiranën.

Ai e gjykon qeverisjen e Veliajt si “ arrogante” dhe kjo ka qenë përplasja kryesore që i ka larguar.

“Unë pranova të jem këshilltar i tij, por ishte kërkesë e tij, edhe pse kisha të drejtën morale që të mos bashkëpunoja me atë njeri”, thotë Malaj, pa dhënë shumë detaje.

Por konkretisht çfarë ndodhi? “Duhet të qeverisim me zemër dhe jo me gjoba. Ekonomia zhvillohet duke ndihmuar biznesin, edhe të kalojë nga ekonomia informale tek ajo formale. Nuk qeveriset me këtë llojë arrogance”.

Një kandidaturë teorike e Malajt përballë Veliajt do të pengonte Veliajn në figurën e tij si pasues i Edi Ramës? “ nuk më pëlqen fjala pengim, thjesht konkurrim” thotë ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, por shton se Veliaj “ me këtë model qeverisje po pengon veten”.

Sfida e tij ndaj Veliajt, konceptuale akoma më shumë sesa e kapshme, duket e strukturuar.

“Unë atij i dal përballë, i them direkt gjerat që nuk shkojnë. Unë nuk bëj debat prapa shpine, nuk bëj shpifje të parafabrikuara si Mjafti, që sillte gomarin përballë Ministrisë”, shton ai në a2.

Dhe shkon gjithmonë e më në detaj. “ nuk kam parë politikan të majtë të thotë qe shisja fiq, dhe të bëj dasmë në kala, madje dy dasma.

Është habitur edhe Rexhep Qosja. Të kisha qenë unë ministri i çështjeve sociale të një vendi të varfër, dasmën do ta bëja vetëm me familjarët, dhe me pas do të merresha me varfërinë e vendit”, thumboi Malaj.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart