Veliaj i përgjigjet Malajt: Më sulmoi sepse nuk i dhash leje ndërtimi


Gazeta Express
16 Maj 2019 21:49

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje akuzave të ish deputetit të PS-së Arben Malaj, duke thënë se ai e ka sulmuar për shkak se nuk i ka dhënë një leje ndërtimi.

Duke folur për A2CNN, Veliaj ka sqaruar se gjeneza e këtyre sulmeve vijnë për shkak të gjobave që Malaj ka dashur t’i vërë Bashkisë së Tiranës për të përfituar në mënyrë të paligjshme. Veliaj thotë se Malaj dhe vëllai i tij kanë kërkuar që të marrin leje ndërtimi për një pallat në tokë bujqësore, në kundërshtim me ligjin.

“Të gjuash me gurë nga ekranet është një zgjedhje, por për dikë që pretendon që e bën më mirë duhet të ofrohet ta bëjë më mirë. Dhe një gjë që ia kam bërë të qartë edhe zotit Malaj, por edhe shumë të tjerëve është që unë nuk pranoj gjoba. Nuk ka sot një media, një njeri publik ose një politikan që mund të më kërkojë të bëj gjëra të paligjshme duke më vënë gjobë. Nuk e di çfarë pretendon, por ia kam bërë të qartë edhe zotit Arben Malaj edhe zotit Basri Malaj, nuk marrin dot leje në Mjull-Bathore në tokë të gjelbër, në tokë ullishte, në tokë që nuk është truall, në tokë bujqësore ku nuk ndërtohet duke më vënë gjoba në televizor. E kanë provuar shumë, por meqë më pyetët kjo vlen për zotin Malaj, për vëllain e tij, pallat në tokë bujqësore ullishte unë nuk jap sepse është e paligjshme”, tha Veliaj.

Postimi i ish deputetit të PS Arben Malaj:

 “Miremengjesi, Te bashkohemi te dhurojme fonde per rivendosjen e germave te teatrit kombetare, Gjeja e pare do te ishte qe pas Apelit publik te kesaj aleance ,Bashkia e Tiranes ti rikthente dhe vendoste vete germat e vjedhura . E mbeshtes plotesisht qendrimin e disa artisteve te vendit tim, jo thjeshte per mbrojtjen e nderteses se Teatrit Kombetare por sidomos per kirjimin e kultures thellesisht demokratike se vendimet duhet te merren bashke me komunitetin. Asjehere dhe per asgje nuk ka vetem nje opsion, vetem nje zgjidhje dhe ajo te te imponohet dhunshem nga larte. Ndersa veprimet ne erresire dhe fshehur jane te denja per hajdute dhe jo per qeveritare. Opsionet duhet te perzgjidhen sa me mire, duke e ruajtur me fanatizem kulturen tone dhe duke e integruar sa me mire. Turizmi kulturore edhe per dicka te vjeter por qe ka pjese identifikuese te historise se vendit tende, ne kete rast jo te historise se nderteses por te historise se ku u rriten shume personalitet tona kulturore eshte sot shume me terheqes se sa turizmi i kullave dhe shesheve te ndertuara, prishura dhe rindertuara me parate e taksapaguesve. Sa here dhe sa rende e kane paguar taksa paguesirt shqiptare ndertimin dhe rindertiminm, prishjen pas rindertimit dhe fillimin e nje rindertimi tjeter te sheshit Skenderbeut, po rreth rrutullimin tek Zogu i Zi?? Sa lagje te Tiranes kane infrastrukture shume te keqe sikur te ishin ne nje vend afrikan dhe jo ne Shqiperine evropiane? Pse Bashkia e Tiranes nuk bene transparencen ligjore te kostove te paguara per prishjet, ndertimet, prishjet dhe rindertimet e disa pjeseve te rendesishme te urbanistikes dhe infrastrkurese se sajne 15 vitete e fundit?
Qeverisja nuk eshte kryesisht buzeqeshje televizive, qeverisja eshte pergjegjesi, integritet maksimal dhe llogaridhenie te perhershme dhe te sakte.Arbeni”

Te fundit


Kthehu lart